Në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve të shtunën është lansuar Platforma për të Drejtat e Fëmijëve, është aprovuar Raporti shtetëror për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe është diskutuar çështja për jetësimin e të drejtave të fëmijëve.
Kjo platformë është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për fuqizimin e sistemit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në gjurmimin e progresit të arritur për fëmijët dhe sigurimin e një tabloje gjithëpërfshirëse të situatës së fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë.
Gjithë ky diskutim në objektin e qeverisë së Kosovës u bë me rastin e 1 qershorit Ditës së Fëmijëve, ku të pranishëm përveç zyrtarëve shtetëror ishin të pranishme edhe fëmijë e përfaqësuese të shoqatave për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.
Habit Hajredini, drejtor në Zyrën për Qeverisje të mirë, ka thënë se si qeveri janë fokusuar në zbatimin e ligjit për mbrojtën e fëmijëve, sipas tij, edhe duke përshpejtuar njëkohësisht nxjerrjen e akteve nënligjore të këtij ligji.
“Sot jemi bë bashkë mes institucioneve si fëmijë, prind e gjithë shoqëri civile, për të diskutuar progresin sfidat, ku po të njëjtin edhe kohë edhe me i paraqit dy dokumente të rëndësishme që kanë të bëjnë me platformën për të drejta e fëmijëve dhe për të diskutuar lidhur me raportin Konventën e të drejtat e fëmijëve për nivel të vendit”.
“Si qeveria jemi fokusuar zbatim të legjislacionit, sidomos ligjit të mbrojtës së fëmijës duke përshpejtuar njëkohësisht nxjerrën e akteve nënligjore të këtij ligji, që është gama kyçe e zbatimit të ligjit. Njëkohësisht kemi punuar në mënyrë paralele në bashkëpunim me organizatat jo qeveritare për të ngrit kapacitet e shërbyesve civil për të zbatuar ligjin për të mbrojtjen e fëmijës dhe për te marr përsipër obligimet që dalin nga legjislacioni”, ka thënë ai.