Një fenomen që po konsiderohet mjaft shqetësues tash e disa vite është migrimi madh i kosovarëve drejt shteteve tjera. Teksa me mijëra qytetarë muajve të fundit kanë aplikuar për viza pune në ambasada të ndryshme, ky trend nuk ka të ndalur dhe ka nxitur nga reagimet më të ndryshme.
Në një hulumtim të realizuar nga Pyper rreth migrimit të kosovarëve, 78.5% e qytetarëve të anketuar janë shprehur se e përkrahin interesimin masiv për të migruar jashtë shtetit ndërsa 21.5% nuk e përkrahin aspak.
Një ndër efektet negative të migrimit masiv mund të jetë dhe mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë. 90.6% e qytetarëve të anketuar mendojnë se do të ketë mungesë të fuqisë punëtore në Kosovë si rezultat i migrimit të kosovarëve në shtetet tjera kurse vetëm 9.4% nuk mendojnë se ky problem do të ekzistojë në Kosovë.





