Rusia ka njoftuar se do të ndërpresë “të gjitha operacionet ushtarake” si pjesë e “armëpushimit të Pashkëve” në Ukrainë.
Vladimir Putin tha se armëpushimi i përkohshëm do të zgjasë nga sot deri të hënën, shkruan skynews.
“E udhëhequr nga konsideratat humanitare, sot nga ora 18:00, nga e diela në të hënë, pala ruse shpall armëpushimin e Pashkëve. Unë urdhëroj të ndërpriten të gjitha veprimet ushtarake për këtë periudhë.”





