Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Postës së Kosovës me 3 Mars i ka dërguar një shkresë kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, dhe dikastereve tjera qeveritare. Në këtë letër ata kanë kërkuar që deri të premten (sot) qeveria të kryej obligimet që ka ndaj tyre, në të kundërtën do radikalizohen.
Punëtorët e Postës së Kosovës tash e sa kohë po kanë vështirësi në realizimin e pagave të tyre. Rëndom institucionet publike kanë realizuar pagat për muajin shkurt, por jo edhe punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Posta e Kosovës”.l
Kjo ka bërë që ata t’i drejtohen zyrës së kryeministrit dhe aksionarit të tyre, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomikë” që t’ua paguajnë pagat. Në të kundërtën kanë paralajmëruar hapa radikalë që qojnë deri në bllokimin e zyrave të Postës.
“Ne si punëtorë ende nuk kemi marrë pagat. Andaj, Sindikata e Postës javën e ardhshme do të fillojmë me protesta deri në grevë të përgjithshme”, tha për lajmi.net Bujar Shala, kryetar i Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Postës së Kosovës.
Lajmi.net ka parë edhe shkresën që Shala ua ka dërguar diskastereve qeveritare, ku u ka vendosur si datë të fundit 5 Marsin në të kundërtën do të futen në grevë.
“Po u drejtohem papë që ne punëtorët e Postës së Kosovës jemi në pritje të kryerjes së obligimeve që ka Qeveria ndaj Postës, ku na keni premtuar që së shpejti do të gjeni një zgjidhje, por ende nuk kemi asgjë konkrete. Ne qoftë se mendoni që ne punëtorët e Postës do të mbetemi pa paga për shko të vullnetit tuaj e keni gabime. Në kohë pandemie kemi punuar pa ndërpre që të ofrojmë shërbime. Si mendoni ta falimentoni një aset ku jeni vetë aksionarë, ku ne punëtorët e postës nuk jemi fajtorë për gjendjen e krijuar në Ndërmarrje, por është politika ajo që e ka quar në këtë gjendje”, thuhet në shkresë.
“Andaj po u drejtohem në emër të Sindikatës se nëse nuk ndërmerrni hapa për të mbrojtura asetet e juaja deri të premten, nga e hëna do të ndërmarrim hapa sindikal për mbrojtjen e pagave tona, duke filluar nga protestat e deri tek bllokimi i Zyrave të postës, ku në këtë rast bllokohen edhe shumë institucione tjera. Pres nj reflektim nga na e juaj”, thuhet tutje në këtë shkresë.
Posta i ishte drejtuar zyrës së kryeministrit edhe për disa kërkesa tjera para disa muajve.