Javë më parë Federatës së Sindikatës së Pavarur ‘Elektrokosova’ i është propozuar ngritja e pagës prej 30 eurove nga KEDS-i.
Por, këtë ngritje të pagave prej 30 eurove e kanë kundërshtuar Sindikata e ‘Elektrokosova’ dhe i kanë dhënë ultimatum KEDS-it vetëm shtatë ditë për ndryshimin e këtij propozimi.
E, këta të fundit nuk ua kanë marrë për bazë këtë kundërshtim sindikatës.
Ahmet Hyseni kryetar i kësaj sindikate ka paralajmëruar për Front Online se pasi nuk ka reagim nga KEDS-i, punëtoret e ‘Elektrokosova’ do të hyjnë në grevë.
Ata do të mbajnë grevë tre ditore: më 11, 12 dhe 13 maj.
“Ne ju kemi dhënë afat për 7 ditë që kemi kërkuar pagë prej 100 euro mbas 7 dite ata nuk kanë reaguar asgjë, pastaj është ulur këshilli dhe para dy dite jua kemi dërguar prap vendimin që me 12 maj do të hymë në grevë ditën e parë kemi me vazhduar me një orë grevë, ditën e dytë me tre orë dhe kështu do të vazhdojmë çdo ditë e më shumë në të gjithë Kosovën, nëse këta nuk e shohin të arsyeshme me zgjidh problemin e pagave do t’i thërrasim të gjithë distriktet me u taku në Prishtinë me mbajt mbledhje të përgjithshme”, potencoi Hyseni.
Hyseni ka shtuar se punëtorët e FSPE-së asesi nuk pajtohen me këtë ngritje të pagës.
“Pas shumë përpjekjeve të bisedimeve që i kemi pasur që dy tre muaj, dje kemi biseduar me ta për propozimin e tyre për ngritjen prej 30 euro të pagës por ne nuk mundemi me u pajtuar me këtë asesi”, u shpreh Hyseni.