Kuvendi i Kosovës e ka nisur me një minutë heshtje seancën në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë.
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se heroi Ilaz Kodra me bashkëluftëtarë qëndruan përballë regjimit kriminal të Serbisë, të vendosur për të luftuar për idealet e lirisë, drejtësi dhe dinjitet shtetëror.
Ajo ka shtuar se krah Adem Jasharit, Kodra la heroikisht në fushën e betejës.
“Heroi Ilaz Kodra ndoqi idealin e komandant Ademit duke e konsideruar lirinë si vlerë të panegociueshme dhe sublime të popullit të tij, ndaj edhe u përjetësua. Ai u shndërrua në dorën e djathtë të komandantit Adem Jashari. Kauza e tij ishte liria ndaj ai ra për liri dhe shtet. Thuhet se luftëtari nuk kthehet në shtëpi por përjetësohet për liri. Edhe Ilazi nuk u kthye në shtëpi, por Kosova e lirë dhe e pavarur mbeti shtëpia e tij e përhershme”, ka thënë ajo.