Gjykata e Prizrenit ka shpallur fajtor burrin me iniciale F.K. nga Prizreni pasi ai akuzohej se kishte publikuar në rrjete sociale një video duke kryer marrëdhënie seksuale me ish -bashkëshorten.F.K. kishte publikuar një video rreth 30-sekondëshe në rrjetin social Instagram, në të cilën shihet duke bërë seks oral me gruan e tij.
Publikoi në rrjetet sociale një video intime me ish-gruan e tij, dënohet prizrenasi

Videoja ishte e publikuar edhe në kanalin “Youtube” me titullin: ‘qe kjo qika tradhtare’.
F.K. është dënuar me gjobë prej 500 euro nga kjo Gjykatë.I dënuari e kishte pranuar fajësinë në Gjykatë.“Me datë 24.02.2019 rreth orës 19:00 në Prizren, në rrugën’’ ………” nr…., pa autorizim , ia kalon , shfaq apo i jep qasje personit të tretë në fotografinë, filmin, video kasetën apo ndonjë videoincizmi … në atë mënyrë që ndërmjet ‘’ Instagram’’-it, në një link të ‘’youtube’’ me titullin e incizimit prej 30 sekondash’’qe kjo qika tradhtare’’ ka publikuar videon në të cilën shihet duke bërë seks oral me të dëmtuarën – ish bashkëshorten e tij S.A.,. Me këto veprime ka kryer veprën penale:
Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara nga neni 202 paragr.2 të KPRK-së”, thuhet në aktgjykimin e siguruar nga KALLXO.com.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kapet substancë e dyshuar narkotike në Vërmicë, arrestohet një person

2 euro për ata që hyjnë në qendër të Prishtinës – Çfarë parasheh Rregullorja që pritet të votohet sot në Kuvendin e Prishtinës?

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

