LAJME

Publikohet raporti për siguri rrugore në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë 106 aksidente me fatalitet gjatë vitit 2023

Publikohet raporti për siguri rrugore në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë 106 aksidente me fatalitet gjatë vitit 2023
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Tetor 2024, 16:11

Komuniteti i Transportit i BE-së ka publikuar raportin dhe statistikat e aksidenteve me fatalitet për Ballkanin Perëndimor për vitin 2023, ku është përfshirë edhe Kosova, në këtë raport falë angazhimeve, koordinimit ndërinstitucional dhe profesionalizmit është arritur të kemi një situatë të pranueshme krahasuar me shtetet tjera, njofton kështu Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet edhe më tutje në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve në përgjithësi.”, shkruan tutje në njoftimin e Policisë.

Për më shumë informata gjeni linkun me statistikat dhe raportin e detajuar:
https://www.transport-community.org/…/1261-lives-lost…/ /TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika