Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të komunës së Prizrenit, është publikuar lista përfundimtare e përfituesve nga subvencionet për përkrahje në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
Sikurse është bërë praktikë, shuma e mjeteve të përfituesve nuk është bërë publike.
Pas shqyrtimit të ankesave nga ana e komisionit për ankesa të OJQ-ve në lidhje me listën preliminare të shpallur më 11.05.2021 nga thirrja publike për mbështetje financiare nga fusha e kulturës, rinisë dhe sportit, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur listën përfundimtare të përfituesve nga kjo thirrje.





