Drejtoria për Ekonomi dhe Financa ka shpallur listën përfundimtare të përfituesve nga thirrja publike të datës 12.10.2020 për bizneset, veprimtaritë e të cilëve kanë qenë të ndaluara në përiudhën mars-qershor 2020 nga Republika e Kosovës me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së virusit COVID-19 apo kanë pësuar rënie të theksuar të aktivitetit ekonomik si pasojë e këtyre masave.
Prej 1,467 aplikimeve, 1116 biznese kanë plotësuar kriteret e caktuara në thirrje dhe janë shpallur përfitues. Këtu mund të gjeni njoftimin për listën e përfituesve: https://kk.rks-gov.net/…/Njoftim_Lista-perfundimtatare…
̈ ̈̈ ̈̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ , ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈:
• Kanë qenë të drejtuara nga gratë
• Kanë qenë të drejtuara nga të rinjtë nën moshën 35 vjeç
• Kanë pasur të punësuar të paktën 50% gra
• Kanë pasur qarkullim vjetor në vitin paraprak nën 30,000€
• Kanë qenë të vetëpunësuar (1 apo 2 të punësuar)
• Kanë qenë veprimtari e ndaluar gjatë periudhës Mar-Qershor
• I takojnë veprimtarisë (HoReCa, Artizanate, Turizëm).
Ndërkaq, 333 aplikime janë refuzuar për shkak se nuk kanë plotësuar kriteret e caktuara në thirrje dhe 18 aplikime kanë qenë gabimisht të dorëzuara për këtë thirrje.
Listën e aplikimeve dhe ankesave të refuzuara mund të gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/Njoftim_Aplikimet-dhe-Ankesat…
̈ ̈:
• Biznesi i takon njërës nga veprimtarive të lejuara në periudhën Mars-Qershor 2020 (Furrë, Market, Barnatore, apo Tregti me Derivate)
• Biznesi nuk ka qenë aktiv para fillimit të pandemisë
• Biznezi nuk është i regjistruar në Komunën e Prizrenit
• Biznesi është i regjistruar gjatë pandemisë
• Biznesi nuk ka pësuar rënie të aktivitetit ekonomik gjatë periudhës Mars-Qershor 2020 në krahasim me vitin 2019 (bazuar në qarkullimin nga ATK të dorëzuar në aplikim)
• Biznesi ka obligime komunale të pashlyera (Tatim në Prone & Mbeturina) deri në fund të vitit 2019
• Aplikim i dyfishtë nga personi njëjtë
• Biznesi ka qenë përfitues i subvencioneve të tjera të Komunës së Prizrenit në vitin 2020
• Aplikacion i paplotësuar (Mungesë të dy apo më shume dokumentash të kërkuara për aplikim)
• Biznesi është kontraktues i Komunës së Prizrenit
• Biznese nuk ka sjellë dokumentet e kërkuara gjatë plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm për ekzekutim të pagesës.
Për më shumë informacione mund të klikoni në: https://kk.rks-gov.net/…/subve…/subvencione-per-biznese/, thuhet në fund të një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të komunës së Prizrenit.