LAJME

Publikohet letra e plotë ku Albin Kurti i ankohej Amerikës

Publikohet letra e plotë ku Albin Kurti i ankohej Amerikës
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Dhjetor 2020, 20:38

Kanal 10 ka publikuar ekskluzivisht në emisionin “Prime Time” letrën e plotë që Albin Kurti i kishte dërguar zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence, pasi ishte prishur koalicioni qeverisës me LDK-në.

Kurti kishte deklaruar se partitë opozitare së bashku me LDK-në, po mundohen ta prishin qeverinë me qëllim të shkuarjes në zgjedhje, transmeton Portali.info.

Sa ishte ende në postin e kryeministrit, Kurti i kishte thënë Mike Pence se Qeveria Kurti kishte larguar taksën 100%, ndërsa kishte ngritur dyshime se ka marrëveshje të fshehtë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti në letrën drejtuar Mike Pence, kishte thënë se Presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi e kishte keq informuar të dërguarin amerikan në Kosovë, Richard Grenell.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika