Me mbi 350 mijë objekte pa leje, arritja e një rregulli urbanistik në Kosovë e veçanërisht në Prishtinë, duket e vështirë. Procesi i legalizimit po zhvillohet me hapa të ngadaltë, për shkak të stërzgjatjes së trajtimit të ndërtimeve pa leje, por edhe për mungesë të interesimit të vetë qytetarëve.
Shtëpi, objekte biznesi e banesa kolektive shumëkatëshe qëndrojnë të ngjeshura nëpër lagjet e Prishtinës. Shumë prej këtyre ndërtesave e kanë një të përbashkët: Janë ndërtuar pa leje!





