Fushata e ashpër dhe dezinformuese e Serbisë kundër Kosovës, po vazhdon në çdo lloj forme. Kjo ka ndodhur edhe sot në qendër të Berlinit. Një deputete serbe ka bërë provokime nacionaliste nga Bundestagu.
“Nuk ka dorëzim”. Kështu shkruan në bluzën që deputetja e Parlamentit të Serbisë, Milica Djurdjeviq ia ka dorëzuar si dhuratë deputetit gjerman nga partia AfD, Tino Chrupalla.
Harta e Kosovës në atë bluzë është e mbuluar me flamurin serb.





