LAJME

Protestuesit serbë kërcënojnë policët e Kosovës: A jeni përshëndet me t’shpisë, kanë me kukatë nanat tuaja

Protestuesit serbë kërcënojnë policët e Kosovës: A jeni përshëndet me t’shpisë, kanë me kukatë nanat tuaja
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Shtator 2021, 20:00

Protestuesit serb në Veri të Kosovës kanë kërcënuar e provokuar rëndë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Në një video që po qarkullon dëgjohen kërcënimet e tyre ndaj policëve të Kosovës.

“Eh more djem a pe dini ku jeni ardhë, a jeni përshendet me t’shpisë, kanë me kukat nanat tuaja”, thotë njëri nga protestuesit.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Gjirafa Video. Duke e ngarkuar, pranoni që Gjirafa Video të vendosë cookies.

 

Të tjerë madje tallen e qeshin edhe me armët e pjesëtarëve të Policisë.

“Kqyrjau dinamitin, hajt se bohet mirë”, thotë tjetër.

Policia e Kosovës prej dje ka nisur të zbatojë vendimin për zbatimin e reciprocitetit në targa.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika