Sado që nuk arriti të nominohej në listat e ngushta të “Academy Awards”, filmi propagandistik serb “Dara iz Jasenovca” është një nga dëshmitë se si Beogradi e ka kthyer kinematografinë në arsenal lufte kundër fqinjëve. Kritikë të filmit nga vendi e bota tërheqin vërejtjen se Serbia, nëpërmjet propagandës kinematografike, po shtyn agjenda nacionaliste dhe po i relativizon krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci gjatë viteve ‘90-ta.
Është veçse një copëz propagande që bën bashkë të vërteta, gjysmë të vërteta e përpjekje blatante për ta ndryshuar historinë përmes përdorimit të çështjeve të ndjeshme që prekin edhe Holokaustin.





