Pas shtrenjtimit të derivateve të naftës së fundmi po paralajmërohet edhe ngritja e çmimit për regjistrimin e autoshkollës.
Kreu i Federatës së Autoshkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli tha se tarifat prej 250 eurosh për një kandidat janë të vendosura në kohën kur litri i naftës ishte 80 cent, dhe me çmimet e tanishme nuk po mund të mbijetojnë.
Sipas tij, normale do të ishte që çmimi i regjistrimit të bëhej 350 deri në 400 euro.





