Në hapësirat e bibliotekës të qytetit, në kuadër të aktiviteteve për nder të Festës së Flamurit, u promovua libri “Shtegu i vargut tim” i shkrimtarit prizrenas, Salajdin Krasniqi.
Me këtë rast, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Adem Morina, përshendeti të pranishmit dhe u zotua se DKRS-ja do të vazhdoj me përkushtim mbështetjen e aktiviteteve kulturore e letrare në Komunën e Prizrenit.
Një fjalë rasti mbajti edhe autori i librit, i cili falënderoi mbështetësit e tij dhe të gjithë të pranishmit.