Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar Ditën e Forcës së FSK-së dhe 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Mehaj ka thënë se synimi i Kosovës është që në të ardhmen të bëhet anëtare e NATO-s, teksa ka shtuar se mbetet shumë punë për t’u bërë.
Sipas Mehajt, çdo ditë po jetësohet ëndrra shekullore duke i ngritur kapacitetet e ushtrisë.
“Shumë rrugë kemi bërë për atë që do mbetet trashëgimi ndër breza, ushtri, komb dhe liri, edhe më shumë se brenda hapësirës tonë territoriale shtetërore, sepse synimet tona janë të bashkëveprojmë në familjen evropiane dhe në NATO, për paqen që duhet mbizotëruar gjithandej globit, për lirinë universale të njerëzimit”, ka shkruar Mehaj në Facebook./koha.net/