LAJME

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Mars 2025, 11:54

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar që të rinumërohen të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë.Ky vendim i Prokurorisë vjen pasi kandidatja për deputete nga LDK, Rrezarta Krasniqi ka akuzuar se ka pasur keqpërdorimin e votave në disa qendra.

Sipas vendimit të Prokurorisë, e që është siguruar nga Telegrafi, thuhet se ekziston dyshimi se ka pasur manipulim të vota për ta ndihmuar kandidatin tjetër të LDK-së, Xhafer Tahiri.Mes tjerash, Krasniqi ka deklaruar se edhe komisionerët kanë qenë familjarët të Xhafer Tahirit.

“Të bëhet rinumërimi i votave që kanë rezultuar nga të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë dhe atë rinumërimit për kandidatët të Kuvendit të Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare të Kosovës të organizuar më 9 shkurt”, thuhet në vendimin e prokurorisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika