Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë persona të dyshuar, në pesë raste të ndara. Një person është ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”, një person për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, një person për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Dhuna në familje”, një person për veprën penale “Sulmi” dhe një person për veprën penale “Heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” sipas KPRK-së.





