Kryeministri Albin Kurti është ftuar për dëshmi nga Prokuroria Speciale, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.
Sipas tij, përmes kësaj ftesë po tentohet të ndikohet në zgjedhje.





