LAJME

Prokuroria siguron urdhëresën e gjykatës për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milion euro

Prokuroria siguron urdhëresën e gjykatës për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milion euro
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Maj 2026, 12:27

Në një proces hetimor që është duke vazhduar, Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se është duke trajtuar një rast që lidhet me veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, me qëllim përfitimi pasuror dhe pengimin e kthimit të pronave te pronari i ligjshëm.

Prokuroria Themelore në Prizren thotë se ka arritur të sigurojë Urdhrin Ndalues Përfundimtar për të gjitha pronat e të dëmtuarit, duke mundësuar ngrirjen e 42 pronave me vlerë të përgjithshme të tregut rreth 3 milion euro.

“Këto prona pritet që, pas përfundimit të procedurës penale, t’i kthehen të dëmtuarit. Në kuadër të hetimeve, prokuroria është duke zhvilluar procedurë penale ndaj tre personave fizikë, dy prej të cilëve të trajtuar nën masat e sigurisë për prezencën e të pandehurve në procedurë. Rasti është duke vazhduar të hetohet dhe opinioni publik do të mbahet i informuar për zhvillimet e mëtejme” – thuhet tutje në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika