PRIZRENI ME RAJON

Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për ministrin Damka dhe të dyshuarin tjetër

Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për ministrin Damka dhe të dyshuarin tjetër
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Shkurt 2025, 13:17

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prizren kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ministrit në largim të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe të dyshuarit tjetër F.D.

Lajmin për gazetën online e ka konfirmuar, Marcel Lekaj, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Prizren.

“Prokuroria ka dërguar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Lekajt.Zëdhënësi shtoi se secili i pandehur veç e veç dyshohet për dy vepra penale “Sulm” dhe “Kanosja”.

Damka është kryetar i Partisë Demokratike të Turqve të Kosovës (KDTP).

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika