Prokuroria Themelore në Prizren, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se dy prokuroret nga Departamenti për të Mitur, Sahide Sefa dhe Merita Kurtishi – Gaka, kanë realizuar ligjërata vetëdijësuese në shkollën ShFMU “Emin Duraku” dhe në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.
Sipas njoftimit, nxënësit fillimisht, u njoftuan për punën dhe funksionimin e prokurorisë dhe për mënyrën se si trajtohen të miturit para institucioneve të drejtësisë.
“Ligjërata me nxënës, kishe qëllim edukues dhe parandalues, fokus i veçantë i’u kushtua delikuencës së të miturve, dhunës në familje, pasojave të përdorimit të narkotikëve, ngacmimet seksuale etj. Më tutje, nxënësit u njoftuan edhe për sanksionet ligjore që parashihen sipas ligjit për personat që kryejnë vepra penale brenda perimetrit të shkollës dhe jashtë saj.”, njofton Prokuroria.







