LAJME

Prokuroria: 21 të arrestuar, 14 prej tyre zyrtarë – aksioni po vazhdon

Prokuroria: 21 të arrestuar, 14 prej tyre zyrtarë – aksioni po vazhdon
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Qershor 2021, 16:48

Disa orë pas nisjes së aksionit për arrestime në Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë, Prokuroria e Shtetit përmes një konferencë ka dhënë detajet për këtë aksion.

Nga 21 persona të arrestuar sipas prokurorit Rafet Halimi 14 prej tyre janë zyrtarë, shumica inspektorë. Halimi më tutje ka bërë të ditur se ky aksion është vazhdim i atij të ndodhur më 24 dhe 25 shkurt. Sipas tij aksioni është duke vazhduar.

“Ky hetim ka zgjatur disa muaj. Sot është zbatuar një urdhër kontroll në 5 lokacione”, ka bërë të ditur Arben Paqarizi, shef i hetimeve në Policinë e Kosovës

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika