Profesori nga Zhuri, Adil Memaj, nga maji i vitit 2017 i ndau rrugët me Lëvizjen Vetëvendosje. Mirëpo sot ai është rikthyer sërish në këtë parti.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Memaj përmes një postimi në facebook.
Postimi i plotë
VVazhdoj….(më)….
Këto ditë jam kthyer në shtëpinë, (Lëvizjen VETËVENDOSJE), në të cilën 16 vjet me parë kam marrë pjesë në vendosjen e themeleve të saj, dhe përplot 6 vite kam qenë plotësisht i angazhuar. Po ashtu 3 muaj nënkryetar i saj në Prizren.
Edhe pse në vitin 2017 jam larguar publikisht, prapë e kam votuar, si dhe e kam përkrahur në fitoren e vitit 2019, kohë pas kohe edhe e kam kritikuar, megjithatë gjithmonë me bindje politike jam ndjerë pjesë e saj.
Duke pasur parasysh se Lëvizja VETËVENDOSJE! ka vazhduar rrugën e saj drejt marrjes së pushtetit me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve me anë të modelit të një qeverisje ndryshe nga ato që kemi provuar deri më tani, e shoh të domosdoshëm kontributin tim në këtë rrugëtim të gjatë, jo të lehtë, por të mundshëm. Prandaj, kam vendosur që tash e tutje të vazhdoj të jem pjesë e saj!
VVazhdoj….(më)….
Këto ditë jam kthyer në shtëpinë, (Lëvizjen VETËVENDOSJE), në të cilën 16 vjet me parë kam marrë…
Posted by Adil Memaj on E premte, 5 Shkurt 2021