LAJME

Prodhuesit vendorë dalin me pesë kërkesë kërkesa për institucionet

Prodhuesit vendorë dalin me pesë kërkesë kërkesa për institucionet
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Korrik 2026, 10:57

Shoqata e Prodhuesve vendorë ka kërkuar nga institucionet e shtetit që të mbrojnë zinxhirin vendor të prodhimit, pas tensioneve që u shpërfaqën në sektorin e qumështit.

Ditë më parë Qumështorja “Vita” u vetëmbyll pas një inspektimi nga institucionet. Bordi i kompanisë u ankua se në treg po lejohen produkte të importuara me pretendimin se vijnë me çmim më të lirë se në tregjet e vendeve përkatëse. Pas protestave të fermerëve, u arrit dakordimi me Ministrinë e Bujqësisë që deri më 12 korrik të publikohen rezultatet e inspektimit në “Vita”.

Tani, në një komunikatë për media, Shoqata e Prodhuesve, ka kërkuar veprim të menjëhershëm të institucioneve në mbrojtje të prodhuesve.

Në komunikatën e përbashkët me Odën Ekonomike, prodhuesit kanë bërë thirrje për trajtim të barabartë.
Kërkesat:

1. Publikimi i menjëhershëm i rezultateve të analizave zyrtare

I bëjmë thirrje Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që të publikojnë rezultatet e mostrave të marra, bazuar në analiza laboratorike zyrtare dhe transparente, me qëllim eliminimin e çdo paqartësie në treg.

2. Mbështetje konkrete institucionale për prodhuesit vendorë

Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndërmarrjen e masave urgjente për mbështetjen e zinxhirit prodhues vendor, përmes politikave fiskale nxitëse, lehtësimeve administrative, diplomacisë ekonomike dhe mekanizmave të tjerë mbështetës.

3. Ndalja e deklarimeve dhe veprimeve që dëmtojnë sektorin pa bazë faktike

Kërkojmë që çdo pretendim për cilësinë apo sigurinë e produkteve ushqimore të trajtohet përmes institucioneve kompetente dhe procedurave profesionale, duke shmangur veprimet që krijojnë pasiguri te konsumatorët dhe dëmtojnë padrejtësisht prodhuesit vendorë.

4. Përshpejtimi i hapave për eksport në tregjet evropiane

Kërkojmë ndërmarrjen e masave konkrete që do t’u mundësojnë prodhuesve vendorë eksportin e produkteve me bazë shtazore në tregun evropian, përfshirë avancimin e proceseve për njohjen e certifikatave përkatëse të lëshuara nga institucionet vendore.

5. Respektimi i standardeve profesionale në raportim dhe mbikëqyrje

Institucionet dhe të gjitha palët e përfshira duhet të veprojnë mbi bazën e ligjeve në fuqi dhe standardeve profesionale, duke garantuar një treg të sigurt, konkurrues dhe të drejtë për të gjithë operatorët./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika