Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesimin e 100% të votave në zgjedhjet e fundit.
Sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para me 342,281 vota ose 40.80% të totalit.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 184,811 vota apo 22.03%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 147,888 vota ose 17.63%.






