Prizreni per personat me aftesi te kufizuara dikur ka qene por tani behet edhe me shume, “Qytet me pengesa”.
Qeverisja lokale ne Prizren, ka shtruar rruge pa plane, ne te cilat ka pamundesuar çasjen e personave me aftesi te kufizuara ne gjithe qytetin.
Tani nje person me aftesi te kufizuara, e ka te pamundur çasjen nga rruga ne trotuar apo anasjelltas, madje disa trotuare jane shtruar me kubza kalldremi, qe pamundesojne totalisht çasjen.
Autobusat urban, megjithse ne te kaluaren kane funksionuar sado pak, tani nje person me aftesi te kufizuar, e ka te pamundur perdorimin e tyre, çasje jofunksionale, orare te gjata, linjat jo te rregullta, destinacione te çrregullta, etj.
Qeverisja lokale aktuale ne Prizren, qe dy vite e ka ndaluar angazhimin (punesimin) e personave me aftesi te kufizuara ne administraten komunale dhe ne institucione te tjera, me pagese, dhe çasjen qe me heret ka qene aktive brenda administrates komunale, sot e ka bere te pa çasshme totalisht.
Qeverisja lokale aktuale ne Prizren, qe dy vite ka ndaluar furnizimin me drru dhe lend te tjera djegese per ngrohje, per persona me aftesi te kufizuara, dhe tani i furnizojne me drru pa asnje aplikim vetem personat qe i kane ne listat e veta dhe i keqperdorin gjate fushatave zgjedhore, dhe sot e dy vite keta persona i kane len pa ngrohje.
Qeverisja lokale aktuale ne Prizren, qe dy vite ka ndaluar projektin per furnizim me materiale ndertimore, nje projekt nga i cili kane perfituar edhe personat me aftesi te kufizuara me heret, sot kane mbetur pa shtepi.
Qeverisja lokale aktuale ne Prizren, qe dy vite ka ndaluar projektin e perbashket me shoqaten “jetimat e ballkanit” ku sipas projektit komuna ka participuar me shumen 5000€ nga i cili projekt kane perfituar edhe personat me aftesi te kufizuara, sot kane mbetur pa strehim.
Qeverisja lokale aktuale ne Prizren, qe dy vite ka ndaluar projektin per renovim te shtepive dhe banesave, ne te cilin projekt kane perfituar edhe persona me aftesi te kufizuara, dhe sot kane mbetur pa asgje.
Qeverisja lokale aktuale ne Prizren, qe dy vite ka ndaluar projektin per materiale ndertimore per kulme te shtepive, dhe ndrrim te dyrve dhe dritareve, nga i cili projekt kane perfituar persona me aftesi te kufizuara, dhe sot kane mbetur ne meshiren e njerezve vullnetmire.
Ne qeverisjen lokale aktuale ne Prizren, nuk dihet se çfare ka ndodhur me fatin e Qendres per persona me aftesi te kufizuara, e cila eshte ndertuar ne vitin 2020 me kushte moderne.
Qeverisja lokale aktuale ne Prizren, ka ndaluar projektet e financimit per shume organizata qe i sherbejne personave me aftesi te kufizuara ne Prizren, te cilat kane qene perfituese te projekteve vitet e kaluara, dhe sot kane mbetur pa asgje.
Qeverisja lokale aktuale ne Prizren, ne fillim te mandatit, me disa perfaqesues te organizatave qe i sherbejne personave me aftesi te kufizuara, ka nenshkruar disa zotime madje edhe me pankarta, dhe sot ato pankarta gjendet diku neper podrume te shtepise se bardhe apo neper depot e mbeturinave, sepse sipas tyre personat me aftesi te kufizuara kane rendesi vetem neper fushata zgjedhore.
Qeverisja lokale aktuale ne Prizren, te gjitha zotimet per personat me aftesi te kufizuara qe i ka pasur gjate fushates zgjedhore, sot barazohen me 0.
Qeverisja lokale aktuale ne Prizren, nuk ka realizuar asnje projekt te vetem per persona me aftesi te kufizuara ne Prizren, asnje.
Madje, ne shtepine e bardhe, qe dy vite e gjysme, pavaresisht se brenda asamblese e ka nje antare me aftesi te kufizuara, nuk ka bere as perpjekjen me te vogel qe ta siguroj çasjen sipas udhezimit administrativ per çasje ne institucione publike. Marre.
Edhe pse, nga qeverisja e kaluar komunale, ka ekzistuar plani ne leter per çasje ne shtepine e bardhe, keta edhe ate e kane hudhur ne koshin e mbeturinave, sepse nuk e duan gjithperfshirjen.
Qeverisja lokale aktuale ne Prizren, per dy vite e gjysme, nuk ka realizuar asgje konkrete qe mund t’i ndihmonte personat me aftesi te kufizuar ne gjithperfshirje, ne çasje, arsim, punesim, etj.
Faktikisht, ua ka ndaluar edhe disa benefite nga te cilat kane perfituar sado pak.
Mos shpresoni me, kur kane mbetur me pak se dy vite nga zgjedhjet e ardhshme, mos besoni se mund te bejne diçka per te miren tuaj, pernjemend.
Mos besoni, kur kane mbetur me pak se dy vite, ato gjate kesaj kohe do te mundohen te bejne gjera dhe aktivitete sa per sy e faqe, per tu hedhur hi syve tuaj per ta fituar besimin e secilit prej nesh edhe per nje mandat.
Ne fund te mandatit mos te mundohen fare per neve, por ato para publike qe ju teprojne, le ti mbajne per vete se do tu duhen per t’i mashtruar qytetaret nevojtar per te blere vota siç kane bere perhere.
Qeverisja lokale aktuale ne Prizren, e ka noten 0 sa i perket personave me aftesi te kufizuara qe jetojne dhe veprojne ne kete qytet.
Prandaj, bojkotoni dhe evitoni te gjitha aktivitetet takimet apo kontakatet me ta, sepse kur nuk punuan per dy vite e gjysme per ne, smund te bejne asgje per nje vit e gjysme qe ka mbetur.
Shkruan: Leonor Berisha
Avokues i personave ne aftesi te kufizuara.