Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, ka përfaqësuar për herë të parë qytetin në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Kulturës “Colors of the World”, që u mbajt në Stamboll nga 18 deri më 20 prill 2025.
Ky panair mblodhi mbi 30 shtete nga e gjithë bota, përfshirë Bullgarinë, Kinën, Seychellen, Indonezinë, Zimbabven, Zanzibarin, Madagaskarin, Kamboxhën, Indinë, Iranin, Argjentinën, Azerbajxhanin, Uzbekistanin, Kazakistanin, Kirgistanin, Malajzinë, Gananë, Palestinën dhe shumë të tjera.






