PRIZRENI ME RAJON

Prizreni drejt përfundimit të Masterplanit për Hapësira Publike, diskutohet ndërhyrja në zonën e Parkut dhe Amfiteatrit

Prizreni drejt përfundimit të Masterplanit për Hapësira Publike, diskutohet ndërhyrja në zonën e Parkut dhe Amfiteatrit
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Tetor 2026, 15:49

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me përfaqësues të GIZ-it në Kosovë, ka zhvilluar një takim pune në ‘Shtëpia e Bardhë’, me përfaqësuesit e dy kompanive të angazhuara në hartimin e Masterplanit për Hapësira Publike në këtë komunë.

Gjatë takimit janë prezantuar gjetjet dhe propozimet e masterplanit, i cili tashmë ndodhet në fazën përfundimtare.

Po ashtu, në takim është diskutuar edhe projekti i ndërhyrjes urbane në zonën e Parkut dhe Amfiteatrit në Prizren, me synimin për krijimin e hapësirave më funksionale, atraktive dhe të përshtatshme për nevojat e qytetarëve.

Kryetari Totaj ka theksuar se komuna po vazhdon angazhimin për përmirësimin e hapësirave publike dhe krijimin e kushteve më të mira për jetesë.

“Vazhdojmë të punojmë për një Prizren me më shumë gjelbërim, hapësira publike cilësore dhe kushte më të mira për jetesë”, është shprehur Totaj.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika