LAJME

BE: Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave hap drejt anëtarësimit në SEPA

BE: Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave hap drejt anëtarësimit në SEPA
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Tetor 2026, 11:17

Bashkimi Evropian e ka quajtur hap përpara miratimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave. Në reagimin e saj thuhet se ky vendim e çon vendin drejt anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, ka thënë se ky hap i rëndësishëm po ashtu e integron Kosovën gradualisht në Tregun e Përbashkët të BE-së.

“Ky është një lajm i mirë! Pasi Kosova të anëtarësohet në SEPA, pagesat dhe transfertat e parave drejt dhe nga vendet e zonës SEPA do të bëhen më të lehta, më të shpejta dhe më të lira, duke u kursyer bizneseve dhe qytetarëve kohë dhe para”, ka thënë Schuebel.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten kanë miratuar në shqyrtim të dytë Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. Miratimi i këtij ligji, është pjesë e veprimeve që Kosova duhet të ndërmarrë në procesin drejt Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika