Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqeodonci ka thënë se presin që këtë vit Forca e Sigurisë së Kosovës të pajiset me një sasi të sistemit anti-tank, Javelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Maqedonci: FSK-ja pritet të pajiset me raketat “Javelin” këtë vit

Ai ka thënë se një gjë e tillë ishte premtuar edhe vitin e kaluar, por sipas tij, vonesa ka ndodhur edhe për shkak të zhvillimeve, ku ShBA është në luftë në disa fronte, si dhe ndihma që i ka bërë Ukrainës.
“Janë në procesin përfundimtar të arritjes, jemi në diskutim që të kemi edhe gjatë këtij viti një sasi,normalisht që na është premtuar vitin e kaluar që ta kemi këtë vit. Nuk mund të gjykojë edhe vonesat e mundshme, duke pasur parasysh që ShBA-ja po lufton aktualisht në disa fronte të luftës. Normalisht, sepse kërkesat janë shumë të mëdha, ka pasur një mbështetje për Ukrainën në vazhdimësi, Shqipëria pas pesë viteve, i ka pranuar këtë vit dhe vendet tjera”, ka thënë ai në TV1.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

BE: Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave hap drejt anëtarësimit në SEPA

Në Medresenë “Alauddin” në Prizren organizohet aktivitet për ushqimin e shëndetshëm

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, në vizitë zyrtare në SHBA

