Në ambientet e Medresesë “Alauddin” në Prizren, të enjten, është organizuar një aktivitet edukativ me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit, i shoqëruar me panair ushqimor, me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm dhe kujdesit ndaj shëndetit.
Nxënësit kontribuuan në panair duke sjellë ushqime të ndryshme, përmes të cilave u promovuan shprehitë e shëndetshme të të ushqyerit dhe rëndësia e vlerave ushqyese.
Gjatë aktivitetit, koordinatori Almedin Ejupi foli për rëndësinë e ushqimit nga këndvështrimi islam, duke theksuar se ushqimi është begati nga Allahu xh.sh. dhe se ruajtja e shëndetit është përgjegjësi ndaj trupit.





