LAJME

Nxënësit e shkollës “Lidhja e Prizrenit” shënojnë Ditën Botërore të Ushqimit

Nxënësit e shkollës “Lidhja e Prizrenit” shënojnë Ditën Botërore të Ushqimit
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Tetor 2026, 12:59

Nxënësit e SHMU “Lidhja e Prizrenit” kanë shënuar Ditën Botërore të Ushqimit përmes një aktiviteti edukativ, ku prezantuan ushqime të ndryshme të përgatitura nga nënat e tyre.

Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e ushqimit të shëndetshëm dhe të ushqyerit të drejtë, si dhe përcjelljen e mesazhit për rëndësinë e ruajtjes së traditës dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet shkollës dhe familjes.

Përmes ushqimeve të përgatitura në shtëpi, nxënësit patën mundësinë të njihen më nga afër me traditat ushqimore, duke vlerësuar njëkohësisht kujdesin dhe përkushtimin e familjeve të tyre.

Shkolla ka falënderuar nënat që kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti, si dhe mësimdhënësit e angazhuar në organizimin e tij, të cilët ndihmuan që kjo ditë të shndërrohej në një përvojë edukative për nxënësit.

Përmes këtij aktiviteti, SHMU “Lidhja e Prizrenit” synon të përcjellë mesazhin për rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme, ruajtjes së traditave dhe bashkëpunimit mes shkollës dhe familjes.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika