LAJME

Prizrenasi i kërkuar nga Gjykata prangoset në Malishevë, dërgohet në paraburgim

Prizrenasi i kërkuar nga Gjykata prangoset në Malishevë, dërgohet në paraburgim
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Prill 2022, 08:17

Sot në Malishevë është arrestuar një person, ndaj të cilit ekzistonte një urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se i njëjti ishte arrestuar pasi ishte i përfshirë në një rast që kishte ndodhur në Malishevë dhe më pas Policia e kishte lokalizuar vendndodhjen e tij dhe e kishte arrestuar.

Pas përfundimit të procedurave, Policia e ka njoftuar hetuesin e stacionit policor në Prizren dhe e kanë dërguar të dyshuarin atje.

Sipas të njëjtave burime, i dyshuari pas kompletimit të dokumentacionit, është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë në vuajtje të dënimit prej 25 ditësh.

/GazetaSinjali/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika