Një incident dyshohet të ketë ndodhur të enjten në fshatin Vlashnje të Prizrenit, ku është përfshirë shoferi i automjetit i cili transporton fëmijët për në shkollë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se prindi i një fëmije ka denoncuar në Polici 63-vjeçarin, për të cilin ka deklaruar se i ka shkaktuar lëndime fëmijës së tij të moshës 5-vjeçare.





