LAJME

Prizren: Ndalohet edhe një i kërkuar dhe i dënuar me dy  vite e gjysmë burg për fajde

Prizren: Ndalohet edhe një i kërkuar dhe i dënuar me dy  vite e gjysmë burg për fajde
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Shtator 2025, 13:00

Policia në Prizren ka njoftuar se me datën 02.09.2025, Policet e Njësisë së Ndërlidhjes me Gjykatën pran Stacionit Policor në Prizren- Veri, pas veprimeve operative dhe hetimore, kanë realizuar urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për personin e kërkuar I.M., 49 vjeçar, mashkull nga fshati Krushë e vogël , Prizren.

I njëjti ka qenë në kërkim aktiv, pasi ndaj tij ishte lëshuar vendim i plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me dy (2) vite e gjysmë burg për veprat penale ‘Fajde”.

I dyshuari është dorëzuar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e urdhëresave gjyqësore dhe garantimin e sigurisë publike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika