Ardita Aliu-Sallauka që thotë se ka kandiduar për mësimdhënëse të Edukatës Muzikore në shkollën “ Ibrahim Fehmiu” në Prizren, ka ushtruar kallëzim penal ndaj drejtoreshës së Arsimit në këtë komunë.
Aliu-Sallauka thotë se e kaloi me sukses testin me shkrim, por intervistat nuk u mbajtën. Edhe pse nuk përfundoi procesi, në shkollë u punësua një mësues për këtë lëndë.
“Kandidatët që kemi qenë për 4 shkolla e kemi kalu testin me shkrim, në 3 shkollat tjera janë mbajtë intervistat, ndërkaq në ‘Ibrahim Fehmiu’ nuk kemi marrë ndonjë informacion. Ne kemi pritur deri tash, kur e kemi kuptu që në atë shkollë e kanë punësu dikëqë nuk ka qenë në test as në intervistë, d.m.th në mënyrë joligjore”, deklaroi ajo.





