Në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Mati Logoreci” në Prizren është shënuar Dita Botërore e Ushqimit, përmes një panairi humanitar dhe të solidaritetit, të organizuar nga nxënësit e klasave të pesta.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe nxënës të tjerë të shkollës, të cilët kontribuuan duke blerë produktet e ekspozuara në stendat e përgatitura nga fëmijët.
Në panair u ofruan fruta, ushqime, pije, balona, lodra dhe punime të realizuara nga vetë nxënësit, duke përcjellë mesazhe të solidaritetit, bashkëpunimit dhe humanizmit.
Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësi të dëshmojnë rëndësinë e ndarjes dhe ndihmës ndaj të tjerëve, duke e shndërruar shënimin e kësaj dite në një nismë që promovon vlerat njerëzore.
Organizatorët kanë falënderuar të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit që kontribuuan në realizimin e panairit, duke theksuar se aktivitete të tilla përcjellin te fëmijët mesazhin se mirësia dhe solidariteti marrin kuptim më të madh kur ndahen me të tjerët.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.