Gjashtë persona të dënuar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren kanë përfunduar me sukses programin rehabilitues “Menaxhimi i Zemërimit”, duke u pajisur me certifikata për përfundimin e tij.
Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, programi është udhëhequr nga Zyrtari i Lartë për Programe, në bashkëpunim me Zyrtarët e Lartë për Çështje Sociale.
Programi kishte për qëllim zhvillimin e aftësive për menaxhimin e emocioneve, kontrollimin e zemërimit dhe kultivimin e sjelljeve pozitive, si pjesë e procesit të rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të dënuar.





