LAJME

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara të shtunën, temperaturat deri në 15 gradë

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara të shtunën, temperaturat deri në 15 gradë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Tetor 2026, 00:17

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për ditën e shtunë, më 17 tetor 2026, kur pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 10 deri në 15 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

Parashikimi është pjesë e njoftimit të IHMK-së për kushtet meteorologjike gjatë vikendit, më 17 dhe 18 tetor 2026.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika