LAJME

Pritjet e gjata për t’iu nënshtruar provimit për patentë shoferë, deklarohet MMPHI

Pritjet e gjata për t’iu nënshtruar provimit për patentë shoferë, deklarohet MMPHI
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Nëntor 2022, 15:23

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës (MMPHI), është deklaruar rreth pritjeve të gjata për t’iu nënshtruar testimeve për tu pajisur me patentë shoferë.

Sipas kësaj ministrie në rajonin e Prishtinës vonesat po ndodhin për shkak të fluksit të madh të njerëzve që i kanë paraqitur provimet.

Në përgjigjen e MMPHI-së për Telegrafin, thuhet se në rajonin e Prishtinës brenda ditës testohen rreth 400 kandidatë për provimin praktik.

“Pra, pritjet në regjionet tjera (përjashtimisht Prishtinës ) janë më të shkurta, kurse në regjionin e Prishtinës i kemi pritjet siç e cekem më lart (pasi që në këtë qendër kemi një fluks shumë më të madh të kandidatëve, ku brenda ditës testohen rreth 400 kandidatë (teori – praktik)”, thuhet në përgjigjen e MMPHI-së.

Nga ministria gjithashtu deklaruan se në rajonet e tjera nuk ka vonesa dhe testimet kryhen brenda javës.

“Kurse për regjionet ( Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj si dhe Gjilan ) kandidatët iu nënshtrohen provimit brenda javës ”.

Telegrafi ka marrë edhe mendimin e qytetarëve në lidhje me vonesat për termine për patentë shoferë. Ku të njëjtit janë ankuar për pritje deri ne dy muaj për t’iu nënshtruar këtyre testimeve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika