LAJME

Pritet të ketë rritje të faturave të energjisë për 30 deri 40 për qind

Pritet të ketë rritje të faturave të energjisë për 30 deri 40 për qind
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Janar 2022, 19:42

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se pritet të ketë një rritje të faturave të energjisë elektrike për 30 deri 40 për qind, në dy shqyrtimet që do t’i bëjë Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

“Gjatë këtyre ditëve presim ZRRE-ja të marrë vendimin nga aplikimi që kemi bërë për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor. Presim të ketë rritje të çmimit, pasi kemi bërë kërkesën bazuar në formulë. Në bazë të shpenzimeve që i kemi pasur e kemi bërë atë kërkesë. E presim të ketë refleksion. Duhet ta cekim se do të ketë edhe një shqyrtim të rregullt pastaj në pranverë. Për tarifat që hyjnë në fuqi nga 1 prilli i këtij viti e deri më 31 mars të vitit vijues. Është proces i rregullt, pritet sërish të ketë rritje. Por, ne nuk jemi autoriteti që vendos është ZRRE-ja. Fatkeqësisht do të jetë rritje relativisht e lartë. Do të jetë rritje 30 deri 40 për qind në bazë të vlerësimeve që i bëjmë, për të dy herët them. Por ende nuk kemi as shqyrtimin e jashtëzakonshëm e pastaj duhet bërë kërkesë edhe për shqyrtimin e rregullt”, ka thënë Buzhala në emisionin SOT të KTV-së.

Ai ka treguar se aktualisht sistemi elektroenergjetik i vendit ka një xhiro rreth 300 milionë euro në vit, kostoja e kësaj krize mund të shkojë së paku 100 milionë euro shtesë. Kjo ndahet në 600 mijë konsumatorë, ka shtuar Buzhala.

Ai ka treguar se gjendja e energjisë është përmirësuar dhe nuk ka pasur reduktime këtë vit, me përjashtim të disa prishjeve.

Ka thënë se subvencionimi i KEK-ut me 20 milionë euro, pastaj rënia e çmimeve të energjisë në treg e po ashtu moti i mirë shkuan në favor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika