LAJME

Prezentohet projekti për vlerësimin e rrezikshmërisë nga fatkeqësitë natyrore në Komunën e Prizrenit

Prezentohet projekti për vlerësimin e rrezikshmërisë nga fatkeqësitë natyrore në Komunën e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Shkurt 2024, 20:19

Sot u prezentua projekti për vlerësimin e rrezikshmërisë nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në komunën e Prizrenit, projekt ky që do të miratohet nga anëtarët e Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Siç u bë e ditur nga faqja zyrtare e komunës së Prizrenit, nga ky projekt do të ketë të dhëna për të gjitha zonat e komunës për mundësinë e rrëshqitjeve dhe erozionet, reshjet e dëborës e ngricat, breshëri, ortekët, erërat e fuqishme dhe stuhitë, thatësirat, rreziqet nga epidemitë dhe pandemitë, si dhe rreziqe të tjera.

Mund të jetë një imazh i 4 persona

Mund të jetë një imazh i 1 person, harta, redaksi dhe teksti

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika