Pika turistike e Prevallës është mbipopulluar me vizitorë të shumtë, që vikendeve dëshirojnë të kalojnë kohën në një ambient dimëror.
Reshjet e borës kanë bërë që kjo pikë turistike të jetë destinacion i preferuar i shumë vizitorëve jo vetëm nga Kosova po edhe vendet e rajonit.
Turistë të shumtë kanë mbipopulluar Prevallën në këto ditë karakteristike të stinës së dimrit. Vizitorë nga Kosova Shqipëria Maqedonia e Veriut e Lugina e Preshevës e kanë destinacion kryesor këtë pikë turistike të Prizrenit.
Për banorët e zonës që e ushtrojnë biznesin e tyre me pajisje kreative për skijim, kanë thënë për RTK-në se këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar sezoni turistik nisi më herët, pasi bora është ajo që i josh vizitorët sidomos ata nga Shqipëria.
Një ndër sfidat e përsëritshme në Prevallë ngelet ngjitja e automjeteve me gomat e papërshtatshme, që pengojnë qarkullimin normal të vizitorëve të shumtë në këtë pikë turistike.