Malcolm Simmons, ish-kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it tash e disa kohë po kërkon me ngulm që të raportojë në Kuvendin e Kosovës për skandalet e pretenduara në misionin ku ai kishte punuar. Mbrëmë Radio Televizioni Publik i Kosovës publikoi një pjesë të dëshmisë së tij, ku ai pretendon se gjyqtarët e EULEX-it kanë dërguar dosje në Serbi për krimet e luftes, e madje atje kanë udhëtuar disa herë.
Ish-kryegjyqtari Malcolm Simmons në lidhje me skandalet e pretenduara në EULEX, ka kërkuar tash e disa herë që të raportojë në Kuvendin e Kosovës.
Pretendimet e tij janë nga më të ndryshmet dhe të një natyre shumë të rëndë të shkeljes së etikës profesionale të punës së një gjyqtari ndërkombëtar.





