Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shqiptarët për 109-vjetorin pavarësisë së Shqipërisë.Osmani ka thënë se kjo datë ka shumë peshë historike dhe se ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe paraqitja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për herë të parë publikisht i japin edhe më shumë kuptim nëntorit.
“Në këtë ditë ka lindur komandanti legjendar Adem Jashari dhe po në këtë ditë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u paraqit për herë të parë publikisht. Të dy këto ngjarje i japin edhe më shumë kuptim nëntorit, sepse bartin në vete frymën e lirisë, idealin e brezave që nga Skënderbeu, Ismail Qemajli, Isa Boletini e shumë patriotë të tjerë”, ka thënë Osmani.





