Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e saj të palëkundur për paqe dhe siguri në Kosovë dhe në rajon.
Gjatë ceremonisë, presidentja shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin e vazhdueshëm të deputetes Kearns në ngritjen e vetëdijes për rreziqet dhe sfidat me të cilat përballet Kosova dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Me këtë rast, presidentja Osmani e cilësoi deputeten Kearns si një mike të madhe të Kosovës, duke theksuar se populli i Kosovës është përzemërsisht falënderues për përkrahjen e saj të vazhdueshme, si dhe për kontributin në forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar





