Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Republikës së Portugalisë, António José Martins Seguro, me rastin e marrjes së detyrës.
Presidentja Shiroka-Pula pranoi letër urimi nga presidenti i Portugalisë

Presidenti Seguro, në emër të popullit portugez dhe në emrin e tij personal, i përcolli presidentes Shiroka-Pula urimet më të përzemërta dhe dëshirat më të mira për sukses në ushtrimin e mandatit.
Në letrën e urimit, presidenti Seguro uroi që, gjatë mandatit të presidentes Shiroka-Pula, lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Portugalisë dhe Kosovës të vazhdojnë të forcohen edhe më tej.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Hoti kritikon lidershipin aktual të LDK-së, nuk e përjashton kandidaturën për kryetar

Nis rrënimi i 6 objekteve pa leje te Liqeni i Ujmanit

Vrasja në Suharekë pas një mosmarrëveshjeje për parkingun, gjykata cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin

